Presidenti Biden paralajmëron grupin Houthis: Nëse vazhdoni këtë sjellje të egër …

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan Joe Biden, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Allentown të ​​Pensilvanisë, ka lëshuar një paralajmërim të ri për rebelët në Jemen.

“Ne do të sigurohemi që t’i përgjigjemi Houthis ndërsa ata vazhdojnë këtë sjellje të egër“, tha ai.

Gjatë një turneu për biznesin e vogël, Biden tha se SHBA nuk ishte në një luftë me Iranin.

“Irani nuk dëshiron një luftë me ne”, tha ai, sipas gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se ai besonte se Houthis ishin një grup terrorist. Administrata Trump i cilësoi Houthis si një organizatë të huaj terroriste.

Por kjo masë u revokua nga administrata e Biden pas më pak se një muaji në detyrë.


Top Channel

You may also like