Presidenca reagon pas raportimeve se agresionit rus në Ukrainë po i bashkohen edhe paramilitarë serbë

by admin
Spread the love

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së vendit, Blerim Vela, ka reaguar pas raportimeve se Rusia po merr luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh për të rimbushur trupat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Referuar këtij raportimi, Vela tha se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat ka zhvilluar në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“A do t’i ndalojë Vuçiqi njësitë paraushtarake nga Serbia që t’i bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës?”, pyet Vela.

“Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka kryer në vitet 1990”, shtoi ai përmes një cicërime të lëshuar në twitter, transmeton Klankosova.tv

 

You may also like