Prenga: Do të jap maksimumin, nga mbrojtësat e tjerë mund të mësoj shumë

by admin
Spread the love

Bashkë me Armando Brojën, në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Spanjës doli edhe mbrojtësi Herdi Prenga. Ai u ndal te rikthimi i tij në kombëtare si dhe raportet që ka me shokët e tjerë të ekipit.

“Kam qenë në kombëtare para katër vitesh kur ishte trajner Panuçi, jam i kënaqur që jam sërish me çunat. Falenderoj trajnerin për ftesën, do të jap maksimumin dhe do të mundohem t’i ndihmoj. Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të jem në kombëtare sepse jam paraqitur mirë aty”.

GJIMSHITI-KUMBULLA-ISMAJLI- “Janë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë, kanë eksperiencë, kualitet dhe mund të mësoj shumë nga ata”.

MUNDËSIA PËR T’U AKTIVIZUAR- “Unë do të jap maksimumin në stërvitje, e vendos trajneri sa minuta do të më japë”.

NDRYSHIMI MIDIS PANUÇIT DHE REYAS- “Nuk ka qenë e lehtë, Panuçi dhe Reja kanë pak ndryshime. Atmosfera është shumë e mirë, stërvitjet janë pak të ndryshme në anën teknike, por secili trajner ka stilin e vet”.

KISVARDA- “Ndihem shumë mirë, kam gjetur veten aty. Ekipi është i mirë dhe rezultatet janë shumë të mira”.

MERKATO-  “Duhet pritur fundi i sezonit, unë do të jap më të mirën dhe të shohim çfarë do të ndodhë”. /oversport.tv

You may also like