Premier League, Tottenham “turpërohet” në shtëpinë e tij nga West Ham

by admin
Spread the love

Tottenham mundet me rezultatin 1-2 nga West Ham në “Tottenham Hotspur Stadium”, në takimin e javës së 15-të të Premier League.

Vendasit diktuan ritmin e pjesës së parë, ndërsa gjetën golin e avantazhit në minutën e 11’ me Romero-n. Megjithatë ky avantazh zgjati deri në minutën e 52’, kur Bowen shënoi golin e barazimit për miqtë.

Nga të dyja anët u tentuan portat respektive, me fatin që ishte në anën e “Hammers”, të cilët përmbysën rezultatin në minutën e 74’ me Ward-Prowse. 1-2 dhe Tottenham renditet në vend të pestë me 27 pikë, teksa West Ham pozicionohet në vend të nëntë me 24 pikë.


Top Channel

You may also like