Premier League “minierë” parash – Shqip

by admin
Spread the love

Mbi 9.3 mld Euro kontribute në arkat e shtetit për më shumë se 90 mijë punonjës

Premier League është padyshim një prej kampionateve më të forta në botë. Përpos aspektit sportiv, ky kampionat është edhe një minierë të ardhurash për shtetin. Sipas një studimi, thuhet se Britania përfitoi falë 20 klubeve të saj rreth 8 miliardë Paund, ose e thënë ndryshe, mbi 9.3 miliardë Euro.

Të dhëna që i referohen sezonit 2021/22 dhe që evidentojnë një rritje prej 468 milionë Euro krahasuar me edicionin 2019/20. Më shumë se 90 mijë vende pune janë pjesë e klubeve të Premier League, ç’ka demostron se futbolli është një nga industritë më të mëdha në Britani. Jashtë kryeqytetit anglez, janë gjeneruar mbi 6 miliardë Euro, ndërsa pjesa tjetër vetëm në Londër.

Këto rezultate garantohen edhe nga sharmi dhe suksesi që gjen Premier League jashtë kufijve kombëtarë. Në raportin e fundit vjetor, ndeshjet ku luanin skuadrat angleze morën një audiencë televizive globale prej mbi 1.5 miliardë shikues. Gjithashtu, për herë të parë u ndoq në stadiume nga mesatarisht mbi 40,000 spektatorë me një kapacitet rekord prej 98.7%.

I gjithë ky sukses i lejon Premier League të vazhdojë të financojë projekte sociale, të tilla si mbështetja e 164 klubeve për të kryer aktivitete të veçanta në baza lokale. Që nga viti 2000, më shumë se 5,650 grante janë dhënë për 1,083 klube të 114 divizioneve inferiore për të përmirësuar stadiumet.

Klan News

You may also like