Prekëse në Turqi! Fëmijët shpërthejnë në lot dhe të bërtitura para se prindërit e tyre të shkonin në burg

by admin
Spread the love

Dy prindër në Turqi, duhej të ndaheshin nga gjashtë fëmijët e tyre para se të shkonin në burg, për akuzën se ishin anëtarë të organizatës së Gylenit.

Deputeti i Partisë së Majtë të Gjelbër, Ömer Faruk Gergerlioğlu, ka njoftuar në rrjetet sociale se në Edrene janë arrestuar çifti Abdülkadir dhe Nurcan Arslan, të cilët duhet të ndaheshin nga fëmijët e tyre për të shkuar në burg. Videoja e postuar nga deputeti është tepër prekëse, teksa është dëshmi e ndarjes së një familje brenda një dhome, e cila ndodhej në gjykatën e Edrenesë. Fëmijët në video shihen duke qarë dhe bërtitur, pasi nuk pranojnë ndarjen nga prindërit e tyre.

Çifti ka një vajzë 13-vjeçare dhe pesënjakë 7-vjeçarë, ndërsa njëri prej fëmijëve është invalid që në lindje. Fëmijët kanë pritur për pak kohë në komisariat dhe të afërmit e tyre i kanë dërguar në Stamboll.

Sipas asaj që është raportuar, Abdülkadir Arslan dhe gruaja e tij u gjykuan për anëtarësim në një organizatë terroriste, si gylenistë. Abdülkadir Arslan u dënua me 9 vjet dhe gruaja e tij me 6 vjet e 3 muaj burg.

Në të kaluarën familja kishte pushtuar mediat për lindjen e pesënjakëve. Çifti tashmë kishte një vajzë, e cila kërkonte dëshpërimisht vëllezër e motra. Gruaja mbeti shtatzënë me pesënjakë, pas terapisë hormonale të cilës i ishte nënshtruar.

 


Top Channel

You may also like