‘Prej një viti i lidhur me vajzën më të bukur në…’ Kush është banori i dytë i BB VIP Kosova?

by admin
Spread the love

Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë së shpejti, teksa kurioziteti për këtë reality shoë po shtohet dita ditës. Përmes faqes zyrtare në rrjete sociale, produksioni i këtij programi po zbulon dita-ditës edhe detaje shumë interesante rreth banorëve pjesëmarrës.

Pak orë më parë, përmes një postimi në Instagram, publiku është pyetur përmes disa të dhënave për emrin e banorit të dytë që pritet të bëhet pjesë e këtij reality shoë. Përmes një fraze, ata duhet të hamendësojnë se cili mund të jetë ky personazh VIP, teksa komentet kanë qenë të shumta.

“Nuk po hyj single, qe 1 vit e gjysmë jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”, shkruhet në këtë postim, teksa nuk kanë munguar as emrat konkretë nga ana e publikut. Por deri më tani, asgjë nuk dihet konkretisht, teksa të vetmet gjëra që dihen janë emrat e moderatorëve, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, opinionisti Olti Curri dhe çmimi prej 200 mijë eurosh që do të fitohet.

You may also like