Prej 22 vitesh e martuar, këngëtarja Artiola Toska tregon pse nuk ka ende fëmijë

by admin
Spread the love

Këngëtarja e muzikës popullore, shumë e dashur për publikun shqiptar, Artiola Toska ka folur për dashurinë e saj dhe takimin e parë me bashkëshortin e saj. E ftuar së fundmi në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, këngëtarja zbuloi se ata kanë 22 vite bashkë teksa ka shtuar se dashuria e tyre ishte me shikim të parë kur janë takuar në Prizren.

“Burri im është tirons. 2 tirons jemi takuar në Prizren. Ishte dashuri me shikim të parë. Dhe vazhdon për 22 vjet me radhë”- tha Artiola Toska.

E pyetur nëse do të ketë një fëmijë, Artiola u përgjigj se dëshira ka qenë gjithmonë, por mesa duket nuk ka qenë e shkruar, ndërsa nuk e mohon dëshirën për t’u bërë nënë.

“Dëshirë ka qenë gjithmonë, sepse fundja, kush s’i do fëmijët. Kur të jetë e shkruajtur, kur të jetë kismeti, e mirëpresim”, u shpreh Artiola Toska. 

You may also like