Prapaskena e merkatos, Koulibaly refuzon Napolin dhe pret transferimin te Barcelona

by admin
Spread the love

Kalidou Koulibaly është një çështje që shqetëson shumë në ambientin e Napolit. Mbrojtësi senegalez nuk është përgjigjur ende për rinovimin e kontratës, ndërsa midis dy palëve duket se marrëveshja është shumë larg.

Sipas asaj që raportohet në Itali, arsyeja pse Koulibaly nuk pranon rinovimin nuk ka të bëjë me pjesën monetare. Lidhja që ai ka me Napolin shkon përtej parave, por ai është në pritje të transferohet në një klub të madh.

Ai është në pritje të Barcelonës që prej kohësh ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Megjithatë duke marrë parasysh edhe problemet ekonomike me të cilat Barcelona po përballet, ende nuk ka bërë një propozim zyrtar për mbrojtësin e Napolit. /oversport.tv

 

You may also like