Prapaskena e largimit nga Liverpuli, “fshihet” Ula, gruaja e hekurt e Jyrgen Klopit

by admin
Spread the love

Jyrgen Klop u përpoq të shpjegonte në vija të trasha përse mori vendimin e largimit nga stoli i Liverpulit në fund të sezonit, por “bomba” që lëshoi mëngjesin e së premtes do lërë ende shumë hapësira për interpretime. Përse vendosi të tërhiqej në këtë moment dhe vendosi ta bëjë publik lajmin tani është një pyetje që do qëndrojë gjatë në ajër?

Trajneri gjerman e kishte njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga “Anfield” në verën e vitit 2024, por më vonë firmosi një kontratë të re deri në 2026. Atëherë pranoi se ishte bashkëshortja e tij, Ula Zandrok, ajo që e kishte bindur që të rinovonte. Gruaja e fortë ka qenë pas shumë vendimeve të rëndësishme të karrierës së tij. Ishte pikërisht ajo që e bindi atë të refuzonte stolin e Mançester Junajtidit në vitin 2013 për të zëvendësuar Sër Aleks Fergusonin dhe ishte sërish ajo që e nxiti të zgjidhte Liverpulin dy vite më vonë.

Klop tha se ajo fshihej edhe pas vendimit të rinovimit të kontratës dy vite më parë. Ula kishte vendosur edhe mbylljen e aventurës së tij edhe me Borusian e Dortmundit. Dje Klop tregoi se si ia kishte shpjeguar asaj vendimin për ta ndërprerë tani karrierën e tij, duke nënkuptuar se ishte një vendim personal: “Duhet t’ia shpjegoja qartë Ulës. I thashë se unë jam si një makinë e vërtetë sportive, jo më e mira, por goxha e mirë, e cila mund ende të ecë me 250, 270, 290 km/h, por vetëm unë e shoh nivelin e serbatorit që ulet. Bota jashtë nuk e sheh.

Ti mund të ecësh sa duhet të ecësh, por pastaj ke nevojë për një pushim. Në këtë rast, ti duhet të shkosh në një pikë karburanti të furnizohesh. Kjo është ajo që unë di se duhet të bëj. Sigurisht që Ula do që unë të bëj mirë dhe kur ajo kuptoi se unë isha shumë i qartë për këtë dhe ajo e di që unë nuk i marr këto gjëra lehtë, ajo është e lumtur për mua. Unë jam i kënaqur me vendimin”. Ula është gruaja e dytë e Klopit, e cila njihet si “Zonja e Parë” e Bundesligës në Gjermani edhe për shkak të punës humanitare që bën në vendin e saj dhe në Kenia.

47-vjeçarja është një shkrimtare librash për fëmijë, por ka punuar si mësuese dhe në një spital në Nairobi për 3 vite. Ajo jetonte në Mainc, ku jetonte edhe Jyrgen, kur u njohën dhe u martuan në vitin 2005. Takimi i parë ndodhi gjatë Oktoberfestit në Mynih, ku ajo punonte si kamariere. Ata nuk kanë fëmijë së bashku, por kanë djem nga martesat e tyre të mëparshme.

aa

PANORAMASPORT.AL

You may also like