Pranverë në dimër, temperatura deri 17 gradë – Shqip

by admin
Spread the love

NDRYSHIMI DRASTIK I MOTIT TË HËNËN DHE TË MARTËN

Festat fetare ortodokse janë duke kaluar me mot stabil, të thatë dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se nëpër lugina edhe mëtej do të ketë mot më të ftohtë me paraqitje të mjegullave.

Gjatë ditës temperaturat kanë shkuar deri në 17 gradë Celsius duke sjellë pranverën në stinën e dimrit. Motin me diell, sic percjell KlanM, e kanë shfrytëzuar qytetarët, të cilët në numër të madh, kanë frekuentuar sheshin e Shkupit, pavarësisht festave dhe ritualeve fetare.

Sinoptikët, sic njofton KlanM, paralajmërojnë se përfundimisht ndryshimi I kohës që do të sjellë erë, por edhe reshje të shiut dhe borës nëpër male, do të ketë të Hënën dhe të Martën.

Mot me erë do të mbretërojë të martën kur do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor dhe I njëjti do të ndikojë në pastrimin e madh të ajrit nëpër luginat e Maqedonisë së Veriut, duke llogaritur edhe fushëgropën e Shkupit.

Sipas sinotikanëve, kufiri I borës, të martën vonë pasdite dhe në mbrëmje, do të ulet deri nën 1.000 metra lartësi mbidetare, kurse nëpër male do të formohet shtresë dëbore. Temperaturat, sic percjell KlanM, do të shënojnë rënie të ndjeshme. /KlanMacedonia/

You may also like