“Pranoj vetëm me një kusht”, Marseille gjen trajnerin e ri: Klubi takohet me ultrasit!

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Marseille vijojnë nga puna për të gjetur pasuesin e Marcellinos.

Emri që “josh” më shumë ambientin marsejez është ish-trajneri i Paris Saint-Germain në sezonin e kaluar, Christophe Galtier.

57-vjeçari ka mbajtur takimin e parë me drejtuesit e Marseille ndërsa ka pasur edhe një kusht të panegociueshëm. Galtier pret miratimin e tifozëve pasi kërkon që ambienti të jetë i bashkuar dhe të punohet në një drejtim për të mirën e Marseilles.

Ultrasit nuk ia kanë falur Galtier disa deklarata në kohën kur drejtonte PSG, pa harruar edhe çështjen e racizmit në të cilin u përfshi 57-vjeçari në kohën kur drejtonte Nice. Megjithatë, Galtier është një marsejez dhe ndoshta tifozët mund të harrojnë të kaluarën teksa drejtuesit e klubit kanë programuar edhe një takim me ultrasit në mënyrë që të dakordësohen për emrin e Galtier.

Nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive atëherë Galtier shumë shpejt mund të rikthehet në detyrë për të udhëhequr Marseillen. /Supersport


Top Channel

You may also like