Pranë rinovimit me Interin, Handanovic pranon reduktimin e pagës

by admin
Spread the love

Do të jetë ende Interi në të ardhmen e Samir Handanovic. Sipas asaj që raporton Calciomercato.com, portieri slloven pritet të rinovojë me zikaltrit edhe për  dy sezone të tjerë. Afrimi i Onana nga Interi nuk i ka bindur ende drejtuesit zikaltër dhe trajnerin se hierarkitë në katërkëndëshin e portës do të prishen.

Negociatat pritet që të zhvillohen gjatë javëve në vazhdim, ndërs gjithçka mund të zyrtarizohet brenda muajit mars. Për të arritur marrëveshjen e re, Handanovic pranoi edhe një reduktim të ndjeshëm të rrogës së tij.

Ai tashmë do të përfitojë nga Interi 3.5 milionë euro në sezon, pothuajse sa gjysma e pagës aktuale me zikaltrit. Kështu, sipas të gjitha gjasave, Handanovic do të qëndrojë tek Interi deri në moshën 39 vjeç. Sipas asaj që raporton i njëjti burim, edhe sezonin tjetër, Handanovic pritet ta nisë si titullar, duke lënë në stol Onanan. /oversport.tv

You may also like