Praktika e përçmuar e lindjeve ‘surrogate’ nxit trafikun e fëmijëve, thotë Papa

by admin
Spread the love

Papa Françesku bëri thirrje sot për ndalim në të gjithë botën të praktikës së përçmuar të lindjeve të njohura si ‘surrogate’, kur një grua mbetet shtatzënë për llogari të një familjeje tjetër që t’ua japë beben atyre) duke e quajtur “komercializim të shtatzanisë” që cënon paqen dhe dinjitetin njerëzor.

Në fjalën e tij për ambasadorët e Vatikanit, Françesku tha se viti 2024 vjen në një kohë kur paqja është kërcënuar dhe në shumë vende nuk ekziston.

Duke cituar luftërat dhe armatimet që janë kthyer në normalitetin e ri të njerëzimit, Françesku shtonte gjithashtu se jeta e fëmijës së palindur duhet të mbrohet e jo të kthehet në objekt trafikimi.

Ai tha se fëmija është një dhuratë dhe jo “baza e një kontrate komerciale,” prandaj kërkoi ndalimin global të praktikës së lindjeve surrogate, që është e ndaluar në Spanjë e Itali.

Në lidhje me gjeopolitikën Françesku citonte Rusinë për “luftën madhore është tashmë në vijim në Ukrainë”. Ai shprehu solidaritet me popullin ukrainas por nuk i dha fajin Rusisë.

Ndërsa në lidhje me luftën e Izraelit në Gaza, Papa dënonte sulmet 7 tetorit nga Hamas që sipas tij kishin shkaktuar reagimin ‘e fortë’ me mijëra të vdekur e krizë humanitare në Gaza. Ai beri thirrje per armëpushim ne gaza dhe ne Libanin fqinje.


Top Channel

You may also like