PRAGË – Republika Çeke zgjeron kontrollet në kufirin sllovak për të frenuar migracionin

by admin
Spread the love



PRAGË, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria çeke votoi sot për të zgjatur afatin e kontrolleve aktuale në kufirin me Sllovakinë deri më 3 janar, në një përpjekje për të luftuar kontrabandistët e njerëzve.

Masat e përkohshme, të përcaktuara për të përfunduar sot në mbrëmje, u zbatuan në fillim të tetorit.

“Rreth 399 000 persona i janë nënshtruar kontrolleve deri më tani”, sipas Ministrisë së Brendshme Çeke.

“Prej tyre, 1 167 persona ishin përpjekur të kalonin kufirin ilegalisht ndërsa ishin arrestuar 56 kontrabandistë të dyshuar të njerëzve”, sipas ministrisë.

Republika Çeke dhe Sllovakia janë pjesë e zonës së Shengenit pa viza të Evropës që nga viti 2007 dhe ndajnë një kufi prej 250 kilometrash.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSamiti III i Diasporës, Gjonaj: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkim


You may also like