PRAGË – Republika Çeke merr në dorëzim tanket “Leopard 2” nga Gjermania

by admin
Spread the love

PRAGË, 21 dhjetor /ATSH-DPA/- Republika Çeke ka marrë në dorëzim duzinën e parë të tankeve luftarake “Leopard 2” të prodhuara nga kompania gjermane e armëve “Rheinmetall”.

“Kjo është pjesë e asaj që gjermanët e quajnë “Ringtausch”, një sistem shkëmbimi i operuar nga qeveria gjermane për të ofruar armë në mënyrë indirekte për Ukrainën.

Tanket luftarake “Leopard 2”, u dorëzuan në një bazë ushtarake në Přáslavice, në prani të ministres çeke të Mbrojtjes, Jana Černochová dhe përfaqësuesve gjermanë.

Deri në fund të vitit 2023, pritet të dorëzohen tanke të tjerë “Leopard 2” dhe një automjet rikuperimi i blinduar.

Të përfshira në marrëveshje janë municione, trajnime dhe pjesë këmbimi.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRETRO Christmas ndez Tiranën në prag të Krishtlindjes
Artikulli tjetërAltin Basha: Teatri i ri Kombëtar i përket së ardhmes

You may also like