PRAGË, 20 korrik /ATSH-DPA/- Qeveria çeke njoftoi sot se po hynte në negociata të drejtpërdrejta për të blerë avionë stealth F-35 nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës dhe automjete luftarake të këmbësorisë suedeze CV-90, duke thënë se nevojiteshin mbrojtje më të mira mes luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ngjarjet aktuale në lindje dhe situata e përkeqësuar e sigurisë tregojnë qartë se ne nuk mund ta shtyjmë më modernizimin e ushtrisë sonë”, tha ministrja e Mbrojtjes Jana Cernochova, duke iu referuar sulmeve të Moskës ndaj Ukrainës.
Blerja e 24 avionëve luftarakë me shumë role të gjeneratës së fundit të prodhuar nga Lockheed Martin do të zëvendësojë 14 interceptorë Saab JAS-39 Gripen të prodhuara nga Suedia, për të cilët kontrata e qirasë skadon në 2027.
Republika Çeke është pjesë e forcës së NATO-s që patrullon rajonin e Balltikut. //a.i/