PRAGË – Pavel dhe Babis në balotazh presidencial

by admin
Spread the love

PRAGË, 27 janar /ATSH-DPA/ – Balotazhi dyditor për presidencën e Republikës Çeke fillon sot, me ish-gjeneralin e NATO-s, Petr Pavel, përballë Andrej Babis, një ish-kryeministër populist miliarder.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 14:00, me rreth 8,3 milionë persona që kanë të drejtë të votojnë.

Në Republikën Çeke, roli i kreut të shtetit është kryesisht ceremonial, por presidenti emëron qeverinë dhe është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Rezultati i votimit pritet të shtunën në mbrëmje.

Çështja dominuese në fushatën zgjedhore është lufta ruse kundër Ukrainës.

68-vjeçari Babis u përpoq ta portretizonte kundërshtarin e tij si një luftënxitës dhe avokoi për një konferencë paqeje që do të mbahej në Pragë.

Pavel, i cili është 61 vjeç, mbrojti dërgimin e ndihmës në Kiev.

Të dy ishin pothuajse të barabartë, secili me rreth 35% të votave, në raundin e parë të votimit dy javë më parë.

Megjithatë, sondazhet e fundit parashikojnë një fitore për Pavel./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like