PRAGË – Faeser: Gjermania mund të zgjerojë kontrollet përgjatë kufijve çekë dhe polakë

by admin
Spread the love

PRAGË, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjermania ka të ngjarë të vazhdojë kontrollet e përkohshme kufitare përgjatë kufijve të saj me Republikën Çeke dhe Poloninë përtej marsit, muaji kur këto masa përfundojnë, tha sot ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, në Pragë.

Gjermania vendosi kontrolle në kufijtë e saj me të dy vendet në shtator për të bllokuar numrin në rritje të azilkërkuesve që hyjnë në vend.

Kufijtë midis vendeve, të cilat janë të gjitha anëtare të zonës së lëvizjes së lirë të Shengenit dhe Bashkimit Evropian, zakonisht patrullohen lehtë pa pika kontrolli dhe vetëm kontrolle të rastësishme.

Duke folur pas një takimi me ministrin e Brendshëm çek Vít Rakušan, Faeser tha se numri i migrantëve që hynin në Gjermani kishte rënë.

“Megjithatë, ne kemi ende shifra shumë të larta të azilit, dhe në këtë aspekt, ne besojmë se ndoshta do të duhet të zgjasim sërish kontrollet kufitare në mars”, tha ajo.

Rakušan shprehu mirëkuptimin për vendimin e mundshëm, ndërsa bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve për lehtësimin e kontrolleve kufitare dhe kthimin në një zonë të hapur Shengen.

Gjermania rifuti kontrollet përgjatë kufirit austriak në vitin 2016 në mënyrë të përkohshme, por që nga ajo kohë i ka zgjatur vazhdimisht masat.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like