Prag tragjedie në La Mansh/ Shpëtohet një gomone në orët e para të ditës

by admin
Spread the love

Në orët e para të kësaj te shtune, një tjetër gomone me emigrantë në ujërat e La Manshit u shpëtua nga autoritet britanike dhe franceze, pasi emigrantët hasën në vështiresi pasi gomonia po merrte ujë.

Emigrantët kishin rënë në ujërat e La Manshit, ndërkohë që mbërritën anijet e shpëtimit. Ka qenë ora 5 e mëngjesit kur për shkak të motit jo të favorshëm, gomonia rrezikonte të mbytej 5 milje larg brigjeve të Kales në Francë, ndërkohë që të gjithë emigrantët u shpëtuan dhe u dërguan më pas në portin anglez të Doverit.

Të enjten, 17 emigrantë u shpëtuan në La Mansh nga autoritete britanike.

Ndërkohë, edhe pse moti në La Mansh nuk ka qenë i favorshëm kësaj vere dhe në ditët në vazhdim pritet të rriten temperaturat, ardhjet ende vazhdojnë. Sakaq, të enjten me ardhjen e 550 emigrantëve të rinj me 11 gomone, një shifër kilometrike u arrit, pasi që nga viti 2018 kur edhe filloi fenomeni i kalimeve të paligjshme me gomone në ngushticën mes Francës dhe Britanisë, shifra e të ardhurve mbërriti në 100 mije, të cilët kanë kaluar La Manshin.

Këtë fundjavë janë shtuar thirrjet edhe nga vetë deputetët e partisë në pushtet për dorëheqjen e Ministrisë së Brendshme Suela Braverman, pas fiaskos dhe poshtërimit nga prekja nga bakteria Legionalla, të 39 emigranteve që ditë më pare u vendosën në një platformë ujore si vendstrehimi i tyre i ri, të cilët më pas u larguan prej andej nga autoritetet shëndetësore.

Po rritet presioni ndaj Ministrisë së Brendshme për heqjen dorë nga strehimi i emigrantëve të rinj në platforma të tilla nëpër porte, politikë e cila që në fillesat e saj është ndeshur me debate dhe vonesa sikletosëse për autoritetet britanike të emigracionit.


Top Channel

You may also like