Pozita gjeografike i’a mundëson Maqedonisë së Veriut të investojë në energjinë solare (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Në emisionin Happy Day, Blerant Ramadani koordinator nacional për Informatikë dhe energjetikë ka folur rreth energjisë së rinovueshme dhe pozita që ka RMV-ja për të investuar në energjinë solare.

”Maqedonia e Veriut realisht është pozita gjeografike e jona na e mundëson që investimet në energjinë solare të jenë shumë të arsyeshme, pasiqë një pjesë më të madhe të vitit ditët janë me diell dhe mund të shfrytëzohet ai rezatim solar për të prodhuar energji elektrike nëpërmjet sistemeve fotovoltaike. Nga ana tjetër kemi potencialin edhe për energjinë e erës, kemi hidropotencial të instaluar dhe për të instaluar për të ardhmen dhe gjithë ky miks i energjisë së rinovueshme na jep shpresa që në të ardhmen të kemi zhvillim të energjisë së qëndrueshme duke u bazuar në energji të pastër apo të gjelbërt’‘ – tha Blerant Ramadani. /KlanMacedonia/

 

You may also like