“Potenciali është i madh, sulmuesit e rinj duan kohë”, Poçetino kërkon që Broja të ndjekë rrugën Herri Kejn te Totenhemi

by admin
Spread the love

Mauricio Poçetino e ka krahasuar situatën e Armando Brojës me ditët e para të Herri Kejn në Totenhem dhe i tha sulmuesit të Çelsi të mos lejojë që spekulimet për të ardhmen e tij të ndikojnë në formën e tij.

Çelsi, i cili pret Aston Vilën në raundin e katërt të “FA Cup” të premten mbrëma, është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Broja përpara mbylljes së afatit kalimtar, të enjten e ardhshme. Fulham, Ulves dhe Uest Ham janë duke e monitoruar 22-vjeçarin, megjithëse ka dyshime nëse dikush mund ta përballojë blerjen e tij përfundimtare.

Rreziku i shitjes së Brojës është se mund ta lë Poçetinon pa opsione përpara në sulm. Nikolas Xhekson po përfaqëson Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës, Kristofer Nkunku po lufton me një dëmtim të kofshës dhe një nga objektivat e Çelsit, Xhon Duran i Aston Vilas, është jashtë për disa javë për shkak të një dëmtimi. Situata është e pasigurt dhe Poçetino, i cili shpreson të nënshkruajë me Viktor Osimhen të Napolit këtë verë, dëshiron që Broja të përballet me zhurmën.

“Është pjesë e biznesit, pjesë e futbollit”, tha trajneri i Çelsit. “Në fund, nuk mund të shpëtosh. Nëse duam të gjitha përfitimet e të qenit në këtë klub, Çelsi, duhet të pranojmë se është një përgjegjësi masive dhe kjo lloj gjëje mund të ndodhë. Ju gjithmonë do të gjykoheni. Është normale. Është puna jonë.

Nëse doni të jeni në këtë biznes dhe të merrni përgjegjësinë për të luajtur, duhet të pranoni se ky është biznesi. Nëse je trajner, staf ose lojtar dhe nuk ke kapacitetin për të përballuar presionin, është e vështirë të jesh në krye. Mund të luash futboll, por ndoshta jo në këtë nivel.”

Broja, i cili ka shënuar dy herë këtë sezon, po mundohet të krijojë momentin pas rikthimit nga një dëmtim në gju. Poçetino shikoi prapa në kohën e tij te Spurs dhe mendoi për zhvillimin e Kejn, i cili duhej të huazohej para se të vendosej si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Potenciali është i madh,” tha Poçetino. “Të gjithë sulmuesit më të mëdhenj kanë nevojë për kohë. Kur janë të rinj, ata duhet të gjejnë ekuilibrin e tyre. Por unë besoj se ai ka potencialin për të qenë një sulmues i mrekullueshëm.

Unë gjithmonë e krahasoj atë me Herri Kejn. Ai shkoi në huazim te Lejton Orient, Noruiç dhe kaloi kohë duke gjetur ekuilibrin e tij të vërtetë. Në gjashtë muajt tanë të parë ai filloi të performojë vetëm në dhjetor dhe janar dhe atëherë filluam të shihnim potencialin e tij real”, raporton “the guardian”.

Poçetino po përpiqet ta bëjë Çelsin, i cili përballet me Liverpul në finalen e “Carabao Cup” muajin e ardhshëm, më të qëndrueshëm. Skuadra e tij e re është e pamposhtur në nëntë ndeshje në shtëpi përpara se të luante kundër Aston Vilas, e cila fitoi 1-0 në “Stamford Bridge” në Premier Ligë në shtator.

“Ndonjëherë lojtarët që janë këtu, ata janë kaq të rinj,  sa ata besojnë se janë mbreti i botës”, tha argjentinasi. “Në një mënyrë të mirë, pa qenë arrogantë, dhe më pas e kuptojnë gjatë periudhës që është lart e poshtë, lart e poshtë. Ata fillojnë të kuptojnë se nëse duam të jemi një ekip i vërtetë dhe të konkurrojmë për gjëra të mëdha, është një proces.”

guardian

PANORAMASPORT.AL

You may also like