Postoi pro Palestinës, Dante mbron shokun e skuadrës: Është i shkatërruar nga kjo histori

by admin
Spread the love

Një ditë para takimit me Marsejën, Dante, kapiteni i Nices, përfitoi nga zhvillimi i konferencës për shtypin para ndeshjes për të mbrojtur Youcef Atal, futbollist algjerian, i cili është pezulluar nga klubi për shkak të një postimi pro Palestinës në rrjetet sociale.

“Youcef (Atal) e di gabimin që bëri. E njoh për më shumë se pesë vjet. Nuk e kam parë kurrë kaq të trishtuar dhe të shkatërruar. Jam i sigurt se do paqen në botë. Sot është vërtet i trishtuar, i zhgënjyer dhe i shkatërruar nga kjo histori”, tha braziliani.

Mbrojtësi i krahut është i pezulluar dhe nën hetim për një mesazh që postoi në rrjetet sociale në lidhje me konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.


Top Channel

You may also like