Postimi i Kumbullës: Bukur të kthehesh në fushë, mendja në ndeshjen e radhës

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla u aktivizua në minutën e 88-të në sfidën e fundit të Romës në Serinë A përballë Lecces, në “Olimpico”, e mbyllur me fitoren e verdhekuqve 2-1.

Mbrojtësi kuqezi ishte aktivizuar për herë të fundit në kampionat në takimin me Monzën, në fund të muajit gusht (e fituar 3-0 nga skuadra e Romës).

Për arsye dëmtimi, qendërmbrojtësi shqiptar mungoi për rreth 1 muaj e gjysmë, madje humbi edhe ndeshet e kombëtares. Edhe pse qëndroi vetëm disa minuta në lojë, për Kumbullën rikthimi në fushë ishte shumë i rëndësishëm, çka kuptohet edhe nga postimi i fundit në “Instagram”:

“Bukur të kthehesh në fushë. Forca Roma, mendjen te ndeshja e radhës!”

Verdhekuqtë nuk kanë kohë për të marrë frymë, pasi në mesjavë i pret ndeshja me Betisin, në Europa League, e cila duhet fituar për të rritur shanset për kualifikimin në fazën tjetër. Në takimin e zhvilluar në Romë, mesjavën e kaluar, verdhkuqtë u mposhtën me përmbysje 1-2. Kumbulla ishte i grumbulluar, por nuk u aktivizua as si zëvendësues nga Mourinho.

 


Top Channel

You may also like