Posti i tij në “fije të perit”, Abazoviç “kërcënon” Gjukanoviçin që po përpiqet ta rrëzojë sot: Do të tregojë emra të krimit organizuar

by admin
Spread the love

Kryeministri i Malit të Zi po përballet sot me votën e mosbesimit ndaj qeverisë së tij, pasi firmosi në fillim të muajit gusht marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe. Në seancën e votës së mosbesimit po zhvillohet një debat i ashpër mes kryeministrit shqiptar, Dritan Abazoviç dhe partisë së Milo Gjukanoviçit, e cila ka propozuar mocionin për rrëzimin e qeverisë së Abazoviçit.

Në replikat e tij ndaj Gjukanoviç, Abazoviç ka thënë në Parlament se do të nxjerrë fakte që provojnë se Gjukanoviç dhe njerëzit e tij, fshihen pas krimit të organizuar në vend.

“Sot do të prezantojë fakte se si krimi i organizuar, narko kartelet dhe kontranbandistët e cigareve komandojnë me shtetin tash e 30 vjet. Prapa kësaj iniciative (për rrëzimin e qeverisë), qëndron nevoja që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara të kthejnë pozicionet financiare që u kanë dalë nga duart ose janë në rrugë për t’iu ikur nga duart. Rreth kësaj do të shpalos emra dhe mbiemra”, ka thënë Abazoviç.

You may also like