Posedojmë fuqi ti transformojmë fjalët në vepra – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi po merr pjesë në Dublini, Irlanda ku mes tjerash tha se posedojmë fuqi ti transformojmë fjalët në vepra dhe qëllime politike, përcjellë Klan M.

“Në këtë mjedis demokratik, posedojmë privilegj dhe fuqi unike ti transformojmë fjalët në vepra dhe qëllimet në politikë. Si parlamentarë, ne na është besuar detyra të formësojmë rrjedhën e fateve të popujve tanë. Sot, e zgjerojmë këtë përgjegjësi të përfshijë një vizion më të gjerë – vizion për solidaritet që nuk njeh kufij, përkushtim për të ndihmuar një komb në halle – theksova në Dublin, në sesionin “Pasojat e luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në ripërtëritjen e Ukrainës” – tha Talat Xhaferi. /KlanMacedonia/

You may also like