Portokallia e ka kryer ciklin, njerëzit duan humorin në Tik Tok

by admin
Spread the love

Tashmë është kryetar i një prej bashkive të vendit, asaj të Kolonjës, por për shumë vite, Erion Isain e kemi parë në ekranin shqiptar në rolin e aktorit të humorit. I ftuar së fundmi në emisionin ‘Natë me Aulonën’, ai ka folur për situatën ku gjendet humori në Shqipëri për momentin, si edhe programet e humorit në vendin tonë.

“Humori bën mirë. Dhe shyqyr që janë në treg Portokalli, Kosherja, Klanifornia. Janë një portë e madhe ku shumë njerëz jetojnë dhe shpërfaqen. Kosherja është një dritare e re. Portokallia është Portokalli. Kam respekt për Klanifornian dhe për Al Pazarin, janë tregje. Në opinionin tim, ne kemi nevojë për një rikonceptim të humorit. Dhe këto lloj emisionesh e kanë kryer ciklin e tyre.

Pas Tanit të Topit, nga Portokallia, siç e kemi ne shqiptarët, të gjithë duam të jemi drejtorë dhe të parë. Kush u grind në Portokalli, polli nënproduktet e tjera. Mendoj që produktet që pjellin nga inati, nuk janë aq cilësore dhe të mira. Nëse do t’i rikthehesha si skenarist apo regjisor, do të kisha bërë një formulë të re.

Nuk e kam, se po ta kisha do ua kisha dhënë shokëve dhe miqve. Por po të ulesha dhe të mendoja, nuk do mendoja vazhdimësinë, por do kisha bërë një formulë të re. E reja gjithmonë përqafohet. Dhe këto emisione duhet të kenë diçka të re.

Nga ana tjetër, është shqetësuese në masë se sa ka rënë niveli i humorit nga pëlqyeshmëria e publikut. Fenomene, që janë fenomene shqetësuese bullizimi deri te njerëz me probleme të shëndetit mendor që shpërndahen pafund në Tik-Tok, duket si humor, por ka ulur standartin e cilësisë së humorit”- thotë Erion Isai në emisionin ‘Natë me Aulonën’ në MCN.

You may also like