Porto falimenton Atleticon dhe merr vendin e parë, spanjollët edhe jashtë Europa League

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:45 në Champions League me Porton që fiton ndeshjen e fundit të grupit ndaj Atleticos dhe del nga Grupi B si kruesues. Nga ana tjetër, Atletiko e mbyll në vendin e fundit grupin B duke mos shkuar as në Europa League.

Portugezët triumfuan me rezultatin 2-1 në shtëpi duke përfituar edhe nga barazimi pa gola në sfidën tjetër mes Leverkusen dhe Brugge.

Ishin golat e Taremi dhe Eustaquio që i dhan pikët e plota portugezëve, ndërsa për Atleticon, autogoli i Marcano në fundin e takimit pati vetëm vlera statistikore. Në sfidën tjetër Clubbe Brugge u ndal në barazim pa gola ndaj gjermanëve të Bayer Leverkusen dhe e mbyllin në vendin e dytë.

Pas ndeshjeve të fundit Porto kryeson grupin B me 12 pikë, e ndjekur nga Brugge me 1 pikë më pak. Leverkusen i vendit të tretë e mbyll me 5 pikë, po aq da Atletico, por me këta të fundit që janë mposhtur në ndeshjen e parë direkte nga gjermanët, ndërsa në të dytën kanë barazuar. /oversport.tv

Foto: Fc Porto, Twitter

You may also like