Portieri i Rusisë: “Sporti është jashtë politikës’ është vetëm një justifikim pas të cilit nuk mund të fshihemi”

by admin
Spread the love

Agresioni rus ndaj Ukrainës vazhdon të jetë pjesë e debateve të shumta, dhe ashtu po ndodhë edhe në futboll.

Shumë sportistë jo vetëm ukrainas, por edhe të tjerë shfaqën qëndrimet e tyre në lidhje me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, duke bojkotuar Rusinë.

Reagimet ndaj këtij bojkoti kanë filluar të vijnë nga sportistët rusë.

Portieri i kombëtares së Rusisë, Stanislav Kritsyuk, së fundmi tha se tani nuk është koha të fshihemi pas frazës “ndarjes së politikës nga sporti”, por duhet reaguar të gjithë.

“Gjithë këto ditë si shumë prej nesh jam i shqetësuar për shpirtin tim. ‘Sporti është jashtë politikës’, por kjo është vetëm një justifikim për të mashtruar vetën”, ishin fjalët e portierit.

Lojtarë si Artem Dzyuba kishin dalë me qëndrime duke kundërshtuar sanksionet dhe duke thënë se “sporti nuk duhet përfshirë me politikën”. Këto janë pikërisht reagimet për të cilat foli portieri i Rusisë.

Tani, kundërshtimet për agresionin në Ukrainë vijnë edhe nga vet sportistët rusë.

You may also like