Portieri i mirënjohur anglez “var dorezat në gozhdë”, njofton tërheqjen nga futbolli

by admin
Spread the love

Portieri i mirënjohur anglez, Joe Hart ka vendosur të varë dorëzat në gozhdë në moshën 37-vjeçare.

Gardiani që aktualisht është pjesë e skocezëve të Celtic, ka njoftuar klubin se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.

Hart u rrit te Shrewsbury Town, ku edhe debutoi në futbollin profesionist, para se të transferohej te Manchester City, ku qëndroi nga 2006 deri në 2018-ën, ku numëron edhe më shumë ndeshje, plot 266 të tilla.

Ardhja e Pep Guardiolës te “Citizens”, solli edhe ‘skualifikimin’ e Joe hart, pasi loja me këmbë nuk ishte një armë e fortë e gardianit anglez dhe për këtë arsye, trajneri katalan vendosi ta largojë nga skuadra.

Prej verës së 2021-shit, Hart u transferua në Skoci, ku u shndërrua në titullar të Celtic dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me klubin nga Gllasgou. Joe Hart numëron edhe 75 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, në periudhën 2008-2017.


Top Channel

You may also like