Populli në zgjedhje vendosi që anëtari i KSHZ-së i takon ASH-së – Shqip

by admin
Spread the love

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit dhe qëndrimeve të paraqitura nga Lidhja Europiane për Ndryshim, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët. Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-së, Adnan Neziri tha se ultimatumet e të ashtuquajturës opozitë, kanë nisur të shndërrohen në lutje drejtuar kryetarit të Parlamentit. Ai ka theksuar se e drejta e anëtarit të KSHZ-së është e drejtë që nuk falet nga dëshira e mirë ose e keqe e një kryetari parlamenti, kushdo qoftë ai, por është e drejtë që fitohet me votë nga populli në zgjedhjet e fundit.

“Fadil Zendeli dhe L. Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpëtmjet LSDM, sepse me ata ishin në koalicion, izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së. Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur L. Besa z. Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, z.Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së”, tha Adnan Neziri./tvklan.mk

You may also like