Pontrelli: Dinamo pa shpirt, ka veç djaj! Skuka? Zoti e shpërbleu për vuajtjet

by admin
Spread the love

Dinamo u eliminua nga Kupa e Shqipërisë dhe fatet e ndeshjes i vendosi Xhuliano Skuka, i cili në janar u la i lirë nga blutë dhe kaloi te Partizani.

Një hakmarrje e shpejtë e sulmuesit, i cili ka bërë të reagojë edhe ish-presidentin e Dinamos, italianin Marco Pontrelli. Në llogarinë e tij në “Facebook” ai ka shkruar:

“Duhet kompetencë në këtë kategori dhe Dinamo nuk ka shpirt, ka vetëm djaj. Dy vite kam qenë pranë Skukës… Zoti e shpërbleu për të gjitha vuajtjet e krijuara nga ky klub abuziv.

Tifozëve u them se nuk mund të merrni pjesë në këtë masakër. T’u vijë turp të gjithëve. Puna ime me gjak e djersë nuk shërbeu për asgjë”. / oversport.tv

Postimi i ish-presidentit te Dinamos

You may also like