POLONI – Tusk: Varshava aleate e fortë e SHBA-së dhe NATO-s ​

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Polonia do të jetë një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të veprojë si një lidhje kyçe në Paktin Atlantik, ndërkohë që do të rimarrë një pozitë udhëheqëse në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri i ri polak, Donald Tusk në fjalimin e tij para 460 deputetëve të parlamentit.

Tusk njoftoi fundin e izolimit të vendit të tij në arenën ndërkombëtare dhe premtoi bashkëpunim me vendet e tjera në fusha të ndryshme.

”Ju garantoj se do të kthehemi në vendin që i takon në fushë të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri duke ftuar të gjithë deputetët për të “riformatuar pozicionin e Polonisë në botë”.

Ministri i ri i Jashtëm do të jetë eurodeputeti Radoslaw Sikorski, ish-kreu i diplomacisë polake midis 2007-2014.

Ndër vizitat e para jashtë vendit, Tusk njoftoi praninë e tij në Bruksel për samitin evropian dhe në Talin të Estonisë për një takim me kryeministrat e vendeve baltike.

Kontaktet e radhës do të jenë me Finlandën, Suedinë dhe Norvegjinë për konsultime mbi garancitë ndërkombëtare të sigurisë kërcënuar nga lufta e vazhdueshme./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like