POLONI – NATO fillon manovra të mëdha ushtarake

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 4 mars /ATSH-DPA/ – Rreth 20 000 ushtarë nga 10 vende të NATO-s filluan manovrat ushtarakë me kalimin e lumin më të gjatë të Polonisë, Vistula, të hënën, si pjesë e një manovre që synon të pengojë agresionin rus.

Stërvitja ”Dragon 24” do të zhvillohet pranë qytetit të Korzeniowo, rreth 100 kilometra në jug të Gdanskut.

Sipas Varshavës, rreth 15 000 ushtarë pjesëmarrës do të mbërrijnë nga Polonia.

”Manovrat do të testojnë aftësinë e forcave tokësore, detare, ajrore dhe kibernetike për të punuar së bashku gjatë një krize të madhe ushtarake”, theksuan Forcat e Armatosura Polake.

Ka paralajmërime në rritje nga zyrtarët evropianë se Rusia mund të jetë e gatshme të testojë solidaritetin e aleatëve të NATO-s në vitet e ardhshme.

Debati mbi gatishmërinë për luftë të aleancës perëndimore mori një vrull më të madh pas pushtimit rus të Ukrainës pak më shumë se dy vjet më parë.

Polonia është një nga mbështetëset më të përkushtuare  të Ukrainës dhe gjithashtu ka pranuar gati një milion refugjatë lufte nga fqinja e saj lindore.

Ajo gjithashtu shërben si një qendër logjistike për ndihmën ushtarake nga Perëndimi./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like