POLONI – Morawiecki: Rusia mund të sulmojë Ukrainën nga Bjellorusia

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 15 janar /ATSH-PAP/- Rusia mund të nisë një tjetër sulm ndaj Ukrainës nga Bjellorusia, për të hapur një front të ri dhe për të kërcënuar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, paralajmëroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

“Polakët duhet të jenë të shqetësuar për atë që po ndodh në Ukrainë,” tha ai.

“Një tjetër sulm rus në Ukrainë mund të vijë nga Bjellorusia. Edhe një tjetër… front verior mund të hapet për të tentuar të kërcënojë kryeqytetin ukrainas”, tha ai.

Morawiecki tha se rreziku ishte “real” dhe marrë parasysh raportet nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe NATO-ja.

“Prandaj, ne po forcojmë praninë tonë ushtarake në lindje të Polonisë”, shtoi Morawiecki.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRenea shpëton 43-vjeçarin që kishte mbetur në kanionet e Gramshit

You may also like