POLONI – Duda: Rusia është një rrezik për Evropën

by admin
Spread the love

VARSHAVE, 1 gusht / ATSH-DPA/ – Presidenti i Polonisë Andrzej Duda e konsideron Rusinë një rrezik për Evropën.

“Nëse Ukraina, me rezistencën e saj heroike, nuk arrin t’i rezistojë planeve perandorake të Putinit, Polonia dhe shtetet baltike do të kërcënohen drejtpërdrejt nga zgjerimi i mëtejshëm i sferës së ndikimit rus në Evropën Qendrore,” tha Duda në edicionin e Frankfurter Allgemeine Zeitug.

Duda foli për “ide të mëdha ruse në lidhje me nënshtrimin e popujve të tjerë”.

”Këto nuk janë vetëm ide të presidentit rus Vladmir Putin, por pjesa më e madhe e shoqërisë ruse është e mbushur me to”, theksoi ai.

“Falë Ukrainës, ky rrezik sot është frenuar. Por mendoj se ky rrezik fatkeqësisht do të bëhet aktual në të ardhmen. E vetmja gjë që mund të bëhet është të forcojmë sigurinë tonë”, vazhdoi presidenti polak.

Polonia i dhuroi Ukrainës 260 tanke të vjetra T-72. Polonia shpreson gjithashtu për dërgimin e tankeve gjermane Leopard. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur një të ashtuquajtur shkëmbim rrethor, ku dërgesat polake në Ukrainë do të kompensoheshin me zëvendësime nga Gjermania.

Polonia nuk ishte e kënaqur me ofertën e mëparshme të Berlinit për 20 tanke Leopard 2 që do të dorëzoheshin duke filluar nga viti 2023. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like