“Politika e mbrapshtë ka nevojë për ty”, mesazhi i Arjan Konomit për Ori Nebiajn

by admin
Spread the love

Ori Nebijaj i ka dhënë lamtumirën programit që moderonte “Për’puthen”, për të nisur një tjetër rrugëtim tashmë si deputete e Paralamentit Shqiptar. Në puntatën e fundit ajo sigurisht nuk la pa bërë “qokat” e largimit ku falenderoi të gjithë për mbështetjen.

Për këtë largim zyrtar tashmë të Orit edhe Arjan Konomi, opinionisti i “Përputhen” i ka thënë dy fjalë dhe  jo vetëm kaq. Ai i ka qarë hallin moderatores se me kë do të merret në parlament në vazhdim.

“Ishte një përvojë e bukur të punoje me ty @ori_nebijaj. Shumë suksese në karrieren tënde të re! Jam i sigurt se ke për të qenë një zë i fortë në parlamentin tonë, në këtë politikë të mbrapshtë që ka nevojë për ty e për njerëz me ndershmerinë, kurajon dhe përgatitjen tënde dhe pse ta qaj hallin me kë do kesh të bësh”, ka shkruar Arjani.

Ndersa Ori e emocionuar në fjalën e saj mbyllëse në Për’puthen”: “Jam shumë e lumtur që po e lë Nedën në duar të sigurta. Unë dua të falënderoj të gjithë mbështetjen dhe komunikimin virtual që kam pasur nga ndjekësit e këtij emisioni ku shumë prej tyre e kanë nisur me paragjykim rrugëtimin tim në këtë emision por ja që të gjithë e shijuam, e bëmë, e pamë dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. Ju falënderoj nga zemra për komentet e mira, mbështetjen që më keni dhënë”,

You may also like