Politika e Kurtit, Toka e Manastirit të Deçani + ZAJEDNICA = KiE – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare ishte PRO anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. 

Haxhiu duke e uruar këtë, theksoi se “në maj Këshilli i Ministrave të Jashtëm do të vendosë PRO anëtarësimit të Kosovës, nëse Qeveria Kurti e miraton Statutin e ZAJEDNICËS”.

Postimi i plotë i tij: 

Urime hapja e rrugës që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pas miratimit të raportit nga Asambleja Parlamentare.

Në maj Këshilli i Ministrave të Jashtëm do të vendosë PRO anëtarësimit të Kosovës, nëse Qeveria Kurti e miraton Statutin e ZAJEDNICËS.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE është proces i pakthyeshëm, asesi ky antarësim nuk do të duhej të kushtëzohej me miratimin e Statutit të ZAJEDNICËS.

P.S.

Politika e Kurtit:

Toka e Manastirit të Deçani + ZAJEDNICA = KiE.

You may also like