Poliklinika e Sarajit në fazën përfundimtare – Shqip

by admin
Spread the love

Mexhiti: Do ta vëmë në përdorim në ditët në vijim

Poliklinika e Sarajit duket se do të fillojë punën mjaft shpejtë pasi që ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti ka njoftuar në një postim në Facebook se ndërtimi i Poliklinikës Saraj në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup është në fazën përfundimtare dhe do të vihet në përdorim në ditët në vijim.

“E re, e bukur, e pastër dhe e rregulluar! Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është në fazën përfundimtare dhe për pak ditë do ta vëmë në përdorim! Jam krenar që në periudhën e kaluar kemi bërë fuqizim serioz të shëndetësisë publike duke investuar në infrastrukturë, duke blerë pajisje të reja mjekësore, ilaçe të reja dhe duke investuar në kapitalin njerëzor si një nga hallkat më të rëndësishme në sistemin shëndetësor”, ka shkruar ministri Fatmir Mexhiti.

Kujtojmë se disa javë më parë Klan M aktualizoi qështjen e zvarritjes së hapjes së kësaj klinike.

I pyetur nga TV Klan Ministri Mexhiti atëherë u përgjigj se shumë shpejt do të bëhet hapja solemne e saj. Ndërtimi i polinikës së Sarajit ishte premtuar që nga viti 2018 dhe nga pamjet që u treguan brenda objektit shihet se në fillim të këtij viti 2024 do të vihet në përdorim për banorët e kësaj komune.

Ndërtimi i Klinikës së Sarajit u zgjat gjashtë vite. Por edhe pse objekti u ndërtua, nuk mundej të vendosej në funksion, për shkak se siç kanë thënë edhe vetë autoritetet, kanë hasur në shumë probleme me gjetjen e punonjësve përkatës në poliklinikë. Nga Ministria kanë njoftuar se për funksionimin e plotë të poliklinikës, nevojiten të paktën 26 punëtorë nga gjithsej 54 që është parashikuar të punësohen. Poliklinika do të ketë reparte të stomatologjisë, farmacisë, pediatrisë, laboratori, ambulantë dhe dhomë rentgeni./KlanMacedonia

You may also like