Policia thotë se situata në veri është e qetë

by admin
Spread the love

Pas tensioneve të së premtes në komunat veriore në Kosovë, sot, sipas policisë, në këtë pjesë të vendit është qetë.

Zëvendësdrejtor i policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për Klankosova.tv, se në veri situata është qetë edhe pse delikate, derisa shtoi se s’ka provokime nga qytetarët serbë.

“Situata në veri është e qetë, stabile edhe pse delikate. Ka lëvizje të zakonshme të qytetarëve. Njësitet policore gjenden në terren duke e kryer punën e vet”, ka thënë Elshani për Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like