Policia nis hetimet për incidentin në qendrën e lojërave në Podujevë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Alba Kika, 9-vjeçarja e cila pësoi një aksident në qendrën tregtare “Plazza Kids” në Podujevë, mbeti me dorë të thyer dhe u përcoll me një intervenim të vështirë.

Babai i saj, Shkëlzën Kika gjatë rrëfimit të tij për Kiks Kosova, tregoi se stafi menaxherial dhe pronari i kësaj qendre nuk treguan interesim që të merreshin me rastin.

Kiks Kosova përmes telefonit ka kontaktuar menaxherin e kësaj qendre, Uran Ahmetin.

Ndonëse në momentin që Kiksi e telefonoi, Ahmeti tha se ishte i zënë, në pyetjen e redaksisë nëse do të na përgjigjej në një kohë më të përshtatshme lidhur me rastin e Alba Kikës, ai tha se nuk do të përgjigjej “kurrë”.

Lidhur me ngjarjen e shkaktuar në “Plazza Kids” të Podujevës, Policia e Kosovës ka hapur rast për shkak të mosthirrjes së ambulancës në vendin e ngjarjes.

9-vjeçarja do ta vazhdojë trajtimin mjekësor në Skoci të Britanisë së Madhe, atje ku edhe jeton më familje.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like