Policia konfirmon, vetura e vjedhur në Tetovë ishte pronë e Ministrisë së Bujqësisë – Shqip

by admin
Spread the love

Një i ri me automjet të vjedhur shkaktoi kaos duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion sot në Tetovë. Shqip informoi më herët se vetura ka qenë e vjedhur dhe pronë e një ministrie. Ky informacion u konfirmua edhe zyrtarisht nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Prej atje thonë se automjeti i vjedhur është pronë e Ministrisë së Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

Sipas informacioneve jozyrtare të KlanM, disa policë dhe inspektorë civilë kishin dalur në terren dhe në momentin që kanë tentuar ta ndalojnë autorin, i njejti ka tentuar t’i godasë me veturë.

You may also like