Policia jep detaje rreth vdekjes së 17-vjeçarit në Lipjan

by admin
Spread the love

Policia ka sjellë detaje rreth vdekjes së mbrëmshme të 17-vjeçarit në fshatin Daclikë të Lipjanit, i cili në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran u dërgua pa shenja jete.

Sipas policisë, viktima ishte duke punuar në pyll, përkatësisht duke prerë dru, ku i është përkeqësuar gjendja shëndetësore

“Është sjellë pa shenja jete në emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq mbrëmë për Klan Kosova, mjeku kujdestar, Dr. Feriz Bytyqi, tha se viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune.

You may also like