Policia e Xi dhunon gazetarin e BBC, vazhdojnë protestat në Kinë

by admin
Spread the love

Nga Shangai në Pekin, protestat kanë shpërthyer në të gjithë Kinën në një shfaqje të rrallë kundërshtie ndaj Partisë Komuniste në pushtet, të shkaktuar nga zemërimi për politikën gjithnjë e më të kushtueshme të vendit për të pasur zero raste me Covid.

Mijëra protestues kanë bërë thirrje për largimin e liderit kinez Xi Jinping, i cili për gati tre vjet ka mbikëqyrur një strategji të testimit masiv, bllokimeve të forcës brutale, karantinës së detyrueshme dhe gjurmimit digjital. Shumë prej tyre kërkonin liri dhe demokraci.

Si pasojë, Policia në Shangai ka arrestuar të paktën dy persona, ndërsa një varg i gjatë me barriera është vendosur gjithashtu përgjatë rrugës ku ishin mbledhur demonstruesit.

Ndërkohë, BBC ka thënë se një prej gazetarëve të saj në Kinë u arrestua dhe u rrah nga policia teksa mbulonte protestat të dielën .

BBC njoftoi se gazetari  Ed Lawrence, u ndalua për disa orë nga policia, kohë gjatë së cilës ai u dhunua nga policia. “Është shumë shqetësuese që një nga gazetarët tanë u sulmua në këtë mënyrë gjatë kryerjes së detyrave të tij”.

Ne nuk kemi pasur asnjë shpjegim zyrtar nga autoritetet kineze, përtej pretendimit se e kishin arrestuar për të mirën e tij në rast se ai infektohej me COVID nga turma”. Por “Ne nuk e konsiderojmë këtë një shpjegim të besueshëm“, shtoi BBC. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme e Kinës tha të hënën se Lawrence nuk e kishte identifikuar veten si gazetar .


Top Channel

You may also like