Policia e Kosovës: Personi i vrarë në Prishtinë është shtetas i Maqedonisë

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani Policia nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarit për këtë rast. Ndërkohë që rreth një kilometër nga vendi ku ka ndodhur ngjarja është gjetur një veturë e djegur, me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit për këtë rast kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion derisa rasti po vazhdon të hetohet.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like