Policia e konfirmon vrasjen e një personi në rrugën C në Prishtinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Policia e ka konfirmuar se në rrugën C sot është vrarë një person, rreth orës 20:00.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se është raportuar edhe për gjuajtje me armë zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like