Policia arreston katër persona në Gjilan, u gjen mbi 1.5 kilogramë drogë

by admin
Spread the love

Policia në Gjilan ka zhvilluar një operacion të gjerë të koduar si “Shpërndarësi”, me qëllim ndalimin dhe kapjen e personave të dyshuar për trafikim me narkotik.

Me këtë rast janë arrestuar katër persona V.S., L.N., L.M., A.A. teksa edhe janë konfiskuar prova material në katër lokacione të kontrolluara nga policia, njofton Klankosova.tv.

“Gjatë kontrollit te katër të dyshuarit janë gjetur dhe është konfiskuar në cilësi të provave materiale: substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34 mijë e 400 euro, substancë, dyshohet të jetë kokainë me peshë 54.7 gramë në vlerë rreth 5,400 euro, para të gatshme të konfiskuara 2.010 euro, armë e shkurtër dhe 1 karikator me 15 fishekë, tri peshore elektronike, një telefon mobil, një veturë me targa vendore” thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit e përfshirë janë recidivist të veprave të tilla, ku edhe më herët kanë qenë të arrestuar për vepra penale të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit katër të dyshuarit e lart-cekur ndalohen për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like