Polemikat e Simone Inzaghi: Ishte faull te goli! Barazimi i Milanit na acaroi

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi është shumë i zhgënjyer për humbjen që pësoi Interi, por thotë se rezultati nuk është aspak i drejtë për atë që të dyja skuadrat treguan në fushën e lojës.

“Ky është futbolli. Dominuam një ndeshje për shumë minuta, por nuk arritëm që të shënonim golin e dytë. Goli i barazimit nga Milani na ka bërë nervozë dhe nuk ishim të kthjellët. Duhet të jemi nga tani e tutje. Pësuam një gol të çuditshëm dhe djemtë u acaruan. Por ishte edhe një faull i pastër ndaj Sanchezit. Kam parë një derbi në sens unik”, ka thënë trajneri i Interit.

Ai kërkon që kjo humbje të bëhet një mësim i mirë në të ardhmen dhe që skuadra të mos e bëjë më këtë gjë. “Humbëm toruan. Ishin dy kundërsulme të shpejta, por ndeshja u vendos nga episodet. Nuk ishim të zotët që t’i shfrytëzonim rastet që patëm.

Tani djemtë duhet të analizojnë gabimet që bënë dhe shpresoj që të mos ndodhin më. Kishte shumë zhgënjim në dhomat e zhveshjes, sepse e dimë të gjithë sa i rëndësishëm është derbi. E humbëm pa meritë”, ka thënë numri një i zikaltërve.

Për të ka pasur shumë kritika edhe për zëvendësimet dhe ai e pranon diçka të tillë. “Ishin vendimtare, sepse kemi pasur 3 futbollistë në Amerikën e Jugut. Por unë e pashë skuadrën time që të dominonte për shumë kohë. Por rezultati është ai që djeg shumë. Meritonim një rezultat më të mirë”, shtoi ai.

Një derbi ka gjithmonë polemika dhe Inzaghi nuk e mohon që ndaj Sanchezit ka pasur një faull në momentin e golit. “Gjyqtari nuk shkon as ta shikojë. Ishte një dyluftim që mund të rishikohej. Por mirë, duhet të jemi më të zotët. Ndeshja duhet të shkonte 2-0”, përfundoi ai. / oversport.tv

You may also like