Polemika për rinovimin e kontratës, Strakosha fut në sherr Sarrin me Lotiton

by admin
Spread the love

Një takim midis Maurizio Sarrit, Claudio Lotitos dhe Igli Tares është zhvilluar ditët e fundit për të diskutuar për të ardhmen e trajnerit te Lazios. Gjatë bisedës është diksutuar gjithashtu edhe për të ardhmen e portës, ku Thomas Starkosha ka fituar sërish një fanellë titullari.

Megjithatë, Sarri pati një përplasje me Lotiton dhe Taren për këtë çështje pasi ndanin mendime të kundërta. Për drejtuesit e Lazios, Strakosha është një portier që mund t’i besojnë për të ardhmen dhe për rrjedhojë, kërkojnë që të rinovojnë kontratën e gardianit kuqezi.

Nga ana tjetër, Maurizio Sarri ka një mendim tjetër. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, tekniku italian kërkon një tjetër portier për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që të vazhdojë edhe për pak kohë me Strakoshën në mënyrë që investimet që do të bëheshin për portën, të bëhen në reparte të tjera të fushës. /oversport.tv

 

You may also like