“Poker” i Realit me dyshen Vinicius-Benzema, vjen fitorja e parë në 2022!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reali i Madridit hodhi pas krahëve humbjen ndaj Getafes, duke reaguar menjëherë në La Liga në sfidën shtëpiake ndaj Valencias.

Los Blancos edhe pse vuajtën deri në momentin që zhbllokuan shifrat morën 3 pikë të arta ndaj Valencias pasi fituan me shifrat 4-1 në Santiago Bernabeu. Me këtë trepikësh Reali e thelloi në +8 avantazhin ndaj Sevillas për momentin.

Benzema kaloi në epërsi madrilenët me golin e tij me penallti në minutën e 43. Rikthimi i Vinicius Jr i kishte dhënë një tjetër marsh Realit.

Braziliani realizoi dy herë në pjesën e dytë duke hipotekuar fitoren e skuadrës së Ancelottit që vazhdon marshimin drejt titullit kampion. Te Valencia golin e vetëm e realizoi portugezi Guedes që fillimisht humbi një penallti por më pas topin e kthyer e çoi në rrjetë.

Në fund kishte vend edhe për golin e dytë personal të Benzema që sigloi shifrat përfundimtare në 4-1.


Top Channel

You may also like